Escobar: Pres që brenda dy javësh ta kemi takimin e radhës për krijimin e një statuti të zbatueshëm

I dërguari i posaçëm SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në një takim virtual me gazetarë të Ballkanit, tha se në takimin e djeshëm mes Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga BE-ja, elementet e rëndësishme u diskutuan dhe tani i përket kryenegociatorëve që të lëvizin para dhe të fillojnë të krijojnë një statut të zbatueshëm, transmeton atvlive.tv.

“Pritjet tona janë që brenda dy javëve të ardhshme, kryenegociatorët do të takohen për të diskutuar përsëri këtë proces. Ky proces është shumë i rëndësishëm, është shumë e rëndësishme që të dyja palët, posaçërisht Kosova, ta trajtojë këtë proces seriozisht dhe që në mënyrë të përshpejtuar ta kryejë këtë proces, që të ketë pajtim ndërmjet dy palëve, që ta dërgojë për shqyrtim në parlament dhe për shqyrtim ligjor në mënyrë që të sigurohet që të jetë i pakthyeshëm dhe pjesë qendrore e normalizimit”, tha Escobar.

Ai e ri përsëriti se marrëveshja e arritur për normalizim ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është ligjërisht e obligueshme për të dyja vendet, ndërsa zbatimi i saj fillon me asociacionin.
“E përsërisim se kemi një marrëveshje ligjërisht të obligueshme ndërmjet Serbisë dhe Kosovës për normalizimin, dhe diskutimi dje ishte për zbatimin e kësaj marrëveshjeje. Zbatimi fillon me formimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe”, tha Escobar.

Ai tha se është i lumtur që palët janë pajtuar për marrëveshjen lidhur me personat e zhdukur nga një pikëpamje humanitare, dhe se në vazhdim pret progres edhe në sfera të tjera. /atvlive.tv

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA