spot_imgspot_img
spot_img

Elseid Hysaj shënon rekord historik me Kombëtaren Shqiptare

Mbrojtësi Shkodran, Elseid Hysaj, hyri zyrtarisht në histori si lojtari me më shumë paraqitje në Kombëtaren e Shqipërisë, duke arritur shifrën rekord prej 94 ndeshjesh. Ai kaloi çdo tjetër lojtar që ka veshur fanellën kuqezi, duke u inkuadruar në minutën e 77-të në miqësoren ndaj Jordanisë dhe duke festuar këtë moment të veçantë në karrierën e tij.

Në ndeshjen e kaluar kundër Serbisë, Hysaj kishte barazuar rekordin e legjendarit Lorik Cana, me nga 93 paraqitje, por tani ka kaluar këtë shifër duke u bërë një nga figurat më të rëndësishme të ekipit kombëtar.

Që nga debutimi në vitin 2013, 31-vjeçari që aktivizohet me Lazion në Serie A është një shtyllë e mbrojtjes shqiptare dhe një lider në fushë. Ai ka qenë pjesë e arritjeve më të mëdha të Kombëtares, përfshirë pjesëmarrjet historike në Euro 2016 dhe Euro 2024.

Ky rekord thekson përkushtimin, profesionalizmin dhe vazhdimësinë e Hysajt në shërbim të skuadrës kombëtare, duke e bërë atë një emër të përjetshëm në historinë e futbollit shqiptar.

Gjatë këtyre viteve 31 vjeçari, ka arritur të shënojë dy gola dhe ka kontribuar në shtatë të tjerë. /ATVLIVE.TV

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA