Kleviol Ahmeti, i njohur ndryshe si Cllevio, është ekstraduar sot nga Emiratet e Bashkuara Arabe drejt Shqipërisë, pasi u ndalua në Dubai rreth 3 muaj më parë, nën akuzën për trafik droge.
Emri i tij nuk është hera e parë që lidhet me ngjarje të rënda. Cllevio është përfolur shpesh për konflikte publike me figura të njohura të rrjeteve sociale, përfshirë edhe Kozak Braçin, të cilit iu dogj makina luksoze GLE Benz, ngjarje për të cilën Cllevio u akuzua si i përfshirë.
Gjithashtu, në gusht të vitit 2023, ai u përmend në një tjetër incident serioz: djegien e makinës së reperit Noizy. Sipas dëshmisë së të arrestuarit Siar Konti, Cllevio e kishte paguar 6 mijë euro për të kryer aktin.
Pas muajsh në paraburgim në Dubai, ai është tashmë në duart e autoriteteve shqiptare dhe pritet të përballet me drejtësinë për të gjitha akuzat që rëndojnë mbi të.
Rasti i tij vazhdon të jetë në vëmendje, ndërsa hetimet janë ende në zhvillim.







