Kalo te përmbajtja
Të fundit

Ekspozonte armën në rrjete sociale, policia shoqëron në stacion gruan në Pejë

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Ekspozonte armën në rrjete sociale, policia shoqëron në stacion gruan në Pejë

Një grua është dërguar në stacionin e policisë në Pejë nën dyshimin për posedim pa leje të armës.

Kjo, pasi që e njëjta dyshohet ta ketë ekspozuar armën në rrjetet sociale. Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës me anë të raportit ditor.

Reklamë

Lidhur me rastin, janë konfiskuar një revole me 148 fishekë.

Rasti ka vazhduar me procedurë të rregullt, njofton Policia e Kosovës.

“Pejë / 30.04.2024 – 22:15. Me datë 12.05.2024 njësiti i hetuesisë ka shoqëruar të dyshuarën femër kosovare, pasi që e njëjta në rrjete sociale ka ekspozuar një revole. Në lidhje me rastin është konfiskuar një revole me 148 fishekë. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

Reklamë

Ekspozonte armën në rrjete sociale, policia shoqëron në stacion gruan në Pejë | ATV