Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, ka pësuar një tjetër lëndim, këtë herë gjatë qëndrimit te Juventusi.
Trajneri kroat, Igor Tudor, ka publikuar listën e futbollistëve të grumbulluar për ndeshjen e nesërme kundër Comos, dhe në të mungon emri i Zhegrovës – duke konfirmuar kështu lëndimin e tij.
Ende nuk dihet saktësisht se sa do të zgjasë mungesa e tij, por sipas raportimeve, bëhet fjalë për një tendosje muskulore në zonën e ijëve. Rikuperimi nga një lëndim i tillë zakonisht kërkon deri në dy javë.
Kujtojmë se Zhegrova nuk ishte titullar as në ndeshjet e tetorit me Kombëtaren e Kosovës, duke luajtur vetëm disa minuta në secilën prej tyre. /ATVLIVE.TV