Pas tërheqjes nga futbolli profesionist, Eden Hazard ka vendosur të ndryshojë plotësisht drejtim, duke hyrë në botën e biznesit.
Ish-ylli i Chelseat dhe përfaqësueses së Belgjikës ka lansuar linjën e tij personale të verërave, në bashkëpunim me sipërmarrësin italian Fabio Cordella.
Linja e re e verërave të Hazardit do të përfshijë verëra të kuqe dhe të bardha, dhe do të prodhohen në Itali pastaj pritet të dalin në treg nga muaji i ardhshëm, fillimisht në Itali dhe Belgjikë.
Projekti synon të kombinojë traditën e verës italiane me emrin e njohur të ish-futbollistit belg.
Partneri i Hazardit, Cordella, i njohur për përvojën e tij në futboll dhe në industrinë e verës, ka bashkëpunuar më herët me figura të mëdha të futbollit botëror, duke i dhënë projektit besueshmëri dhe ambicie për sukses.
Hazard u tërhoq nga futbolli në vitin 2023, pas një karriere të pasur me trofe dhe suksese, veçanërisht gjatë viteve të tij te Chelsea. Tashmë, ai synon që suksesin ta vazhdojë edhe jashtë fushës, këtë herë në një fushë krejt tjetër – atë të verës.






