E përkrahi Albin Kurtin, por ai po e pengon në realizimin e projekteve për Prishtinën

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ishte i ftuar të hënën në një intervistë ekskluzive në emisionin “LIBERO”, ku foli rreth planeve të tij për kryeqytetin si dhe jetës së tij personale.

Rama në vitin 2014 doli si përkrahës i kryeministrit së tanishëm, Albin Kurti, i cili në atë kohë ishte pjesë e opozitës, ani pse ai sot është pengesë për disa projekte të kryetarit Rama.

E gjithsesi Rama nuk u pendua për kohën kur publikisht përkrahu kryeministrin Kurti.

Nuk jam penduar, në atë kohë e kam përkrahur opozitën sepse  kam besuar që gjërat po shkojnë mirë, nuk jam penduar…”, tha Rama.

Ndërkaq Kurti dhe Ministria e Financave nuk janë përkrahësit më të mëdhenj të projekteve të kryetarit Rama, e rreth tenderit prej 12 milionë eurosh që shpalli Komuna e Prishtinës para disa muajsh,  aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enis Sulstarova bëri një postim duke thënë se “12 milionë euro konsulencë për Komunën e Prishtinës. Sa ishte borxhi i kryetarit kur mori detyrën?”.

E i pari i Prishtinës thotë që do të luftojë për mirëqenien e qytetarëve të kryeqytetit.

“…Nëse Ministria e Financave tenton ta dëmtojë kryeqytetin duke i ndalë fondet, atëherë unë normal që do të luftoj, çdo kush që mundohet ose punon kundër interesave të qytetarëve të kryeqytetit do t’i luftoj…Do t’i dërgojmë në Gjykatën Kushtetuese, ne kemi të drejtë ligjore, të gjitha fondet vetanake ju takojnë komunave sepse janë të paguara nga vetë qytetarët dhe duhet të shpenzohen për të mirën e tyre”, deklaroi Rama.

Kujtojmë, se Përparim Rama postin e tij si kryetar i Komunës së Prishtinës e filloi në dhjetor të vitit 2021.

Për të shikuar intervistën e plotë të Përparim Rama, klikoni në linkun më poshtë:

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA