spot_imgspot_img
spot_img

E pazakontë, por reale: shkenca vërteton se zemra thyhet përnjëmend

Përgatiti Jonila Delolli

Kardiologu Gani Bajraktari ishte i ftuar në emisionin “LIBERO”, ku befasoi publikun teksa foli për fenomenin e njohur si “zemra e thyer”. Ai theksoi se kjo nuk është thjesht një shprehje simbolike e dhimbjes emocionale, por një sëmundje e vërtetë e zemrës, e identifikuar shkencërisht si “Takotsubo Kardiomiopatia”. Për më tepër, Bajraktari rikujtoi se kjo sindromë u zbulua për herë të parë në Japoni dhe se realisht mund të dobësojë funksionin e muskulit të zemrës, duke u shfaqur pas përjetimeve të forta emocionale apo stresuese.

 “…Është zbuluar viteve të fundit një kardiomiopati ‘Takotsubo’. Për herë të parë është identifikuar në Japoni dhe realisht shkakton një sëmundje shumë të rëndë që quhet ‘zemra e thyer’. Sidomos te femrat nuk është e rrallë. Kemi shpesh pacientë që humbin një pjesë të funksionit të zemrës, zakonisht pas një mërzie të madhe… Pra, nuk është vetëm simbolike, por është edhe organike,” theksoi doktor Bajraktari.

Çfarë është sindroma “Takotsubo”?

Sipas Cleveland Clinic, kjo sindromë shfaqet në faza jo të mira jetësore, si stresi, ngarkesa emocionale apo fizike. Kjo gjendje shkakton dobësim të papritur dhe të përkohshëm të muskulit të zemrës, duke imituar simptomat e një ataku kardiak. Simptomat më të zakonshme përfshijnë: Dhimbje të papritur të gjoksit, vështirësi në frymëmarrje, rrahje të çrregullta të zemrës, tension të ulët, marramendje apo gjendje të fikti!

Kush rrezikohet më së shumti?

Sipas të dhënave të American Heart Association, shumica e rasteve të diagnostikuara me Takotsubo janë gra. Stresi emocional është faktori kryesor i nxitjes së kësaj sindrome, por mund të shfaqet edhe pas operacioneve, infeksioneve apo ngjarjeve të tjera të rënda fizike.

A është e rrezikshme?

Edhe pse zakonisht zemra rikuperohet brenda disa javësh, sindroma mund të jetë e rrezikshme. Në raste të rralla mund të shkaktojë komplikime si ritme të rrezikshme kardiake apo edemë pulmonare.

Për ta dëgjuar intervistën e plotë të doktorit Gani Bajraktarit, klikoni në linkun e mëposhtëm:

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA