E diel e qetë në Zveçan e Leposaviq

As ulëset që i sollën për protestues, sot nuk u mbushen.

Pak protestues u panë të dielën në Zvecan, në fundjavën e dytë të protestave të vazhdueshme, që kur kryetarët e rinj të komunave tentuan të vendosen në ndërtesat e komunave.

Gjendje pothuajse e njëjtë ishte edhe në Leposaviq.

Të ulur nën tenda e në shoqërim te këngëve nacionaliste serbe, qytetarët ndonëse të pakët në numër, po vazhdonin protestën.

Kjo barrierë që shërben për mos ti lënë veturat të hynë brenda perimetrit ku qëndrojnë protestuesit, sot u largua nga vetë ata, por vetëm që andej të parakalojnë disa dasmor, që erdhën për ta përkrahur protestën.

Sidoqoftë, sipas gazetarit serb Branislav Krstic, protesta do vazhdojë derisa policia të largohet nga objektet komunale.

“protestat do të vazhdojnë deri kur pjesëtarët e njësisë speciale dhe policia rregullore e shtetit të Kosovës largohet nga ndërtesat e komunave në veri të vendit. Nuk është vendi që duhet me qëndru policia jonë”, tha Krstic.

Forcat speciale të Policisë vazhdojnë të qëndrojnë në objektet e Komunave, mirëpo, ndërmjet tyre dhe protestuesve vazhdojnë të qëndrojnë forcat e KFOR-it që përkujdesen për ambient të qetë.

Nesër në Kosovë do të vijnë përfaqësuesi i State Departmentit Gabriel Escobar dhe ai i BE-ë Miroslav Lajcak, të cilët do të takojnë krerët e shtetit me qëllim të depërshkallëzimit të situatës dhe caktimit të datës së zgjedhjeve të reja në komunat e veriut të Kosovës. /atvlive.tv

Edicionin Qendror të lajmeve në ATV e gjeni në videon më poshtë:

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA