Që nga viti 2013 e deri më sot, tema e Asociacionit vazhdon të diskutohet në vazhdimësi, duke i bërë partitë politike të kenë përplasje të vazhdueshme me njëra me tjetrën.
Në lidhje me këtë çështje, u diskutua edhe të hënën në emisionin “LIBERO”, nga deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, e cila befasoi kur tha se Kosova është shumë afër ta bëjë gabimin e njëjtë sikurse Bosnja.
“…Edhe ne jemi një hap shumë afër për ta bërë gabimin e njëjtë sikurse ata, për sa i përket asociacionit, shpresoj Zotit që nuk e përsërisim gabimin e njëjtë sepse asociacioni është shumë afër… Edhe ata e kanë marrëveshjen e Dejtonit dhe pa menduar për pasojat e kanë filluar… nuk e kanë shtetin stabil…Unë shpresoj se kryeministri e din dhe shpresoj se ai e ka pa se çka ka ndodhë në Bosnje. Ne mund të mësojmë nga gabimi i tyre”, theksoi Balje.
Kujtojmë se saktësisht, më 19 prill 2013, u nënshkrua marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë, që parashihte themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe, e që më vonë u quajt “Zajednicë”.
Për ta shikuar emisionin e plotë, klikoni në linkun e mëposhtëm: