Kalo te përmbajtja
Të fundit

Dua Lipa prezanton Lojërat Olimpike Dimërore

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Dua Lipa prezanton Lojërat Olimpike Dimërore

Dua Lipa po bashkëpunon me Lojërat Olimpike Dimërore në Milano. NBC Sports ka publikuar një reklamë për Lojërat e Dimrit që do të mbahen në shkurt të vitit të ardhshëm.

Dua tregon aftësitë e saj në gjuhën italiane dhe ndërsa ecën në Galleria Vittorio Emanuele II që më pas transformohet në një botë magjie.

Reklamë

“Milano, një vend kaq i paparë. Dhe kur të nisin Lojërat Dimërore, do të jetë edhe më i paparë kur këto gra fantastike të ngjiten në skenën botërore”, thotë ajo.

Më pas në sfond dëgjohet kënga e saj, “Training Season.”

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Pamja zhvendoset te skiatorja Lindsey Vonn që Dua e quan “të patrembur”, te patinatorja e akullit, Alysa Liu për të cilën thotë se është “e hijshme” e kështu me radhë.

“Ato do të japin një spektakël të paparë”, thotë Dua.

Lojërat Olimpike Dimërore XXV do të nisin më 6 shkurt 2026. Dua po përmbyll turneun e saj “Radical Optimism” në Amerikën Latine.

Reklamë

Dua Lipa prezanton Lojërat Olimpike Dimërore | ATV