Më shumë se 40 yje të muzikës, mes tyre Dua Lipa, Coldplay, Radiohead, Sam Fender dhe The Cure, i kanë drejtuar një letër të hapur kryeministrit britanik Keir Starmer, duke kërkuar veprim të menjëhershëm kundër abuzimeve me rishitjen e biletave të koncerteve.
Artistët e akuzojnë tregtarët online se po “mashtronin fansat” duke blerë bileta në tregun primar dhe më pas duke i rishitur me çmime shumëfish më të larta.
Megjithëse qeveria kishte nisur një konsultim publik në janar për vendosjen e kufirit të çmimeve, ende nuk është marrë asnjë vendim konkret.
Sipas një studimi të “Which?”, disa bileta për koncertin e Oasis në “Wembley” janë shitur deri në 5 mijë euro, ndërsa Autoriteti i Konkurrencës dhe Tregjeve zbuloi se çmimet në tregun e dytë janë rritur mesatarisht mbi 50%.
Yjet kërkojnë që premtimi elektoral të mbahet dhe që fansat të mbrohen nga abuzimet që po e kthejnë muzikën live në luks të paarritshëm.







