Janë zhvilluar dy ndeshje të ditës së diel të cilat i takuan xhiros së 10-të në Albi Mall Superligë,ku pati ndeshje tejet interesante dhe që u shënuan shumë gola.
Kampioni Drita ka mposhtur në shtëpi me rezultat 3;1 Ferizajn,duke arritur një fitore tejet të rëndësishme.
Ardit Iljazi në minutën e 17-të shënoi autogol për epërsi Dritën në 1:0,teksa Egzon Bejtullai poashtu shënoi autogol për ta barazuar rezultatin në 1:1 kur po zhvillohej minuta e 41-të.
Në pjesën e dytë Drita shënoi edhe dy herë të tjera,ku së pari Bejtullai realizoi në portën e duhur për 2:1 e më pas Mike Arthur shënoi për 3:1 8 minuta para fundit.
Drita tani ka 17 pikë në pozitën e tretë,teksa Ferizaj ka 10 pikë në pozitën e parafundit.
Ndërkohë ndeshja në të cilën u shënuan plotë 7 gola ishte ajo ndërmjet Llapit dhe Drenicës,ku në fund triumfoi skuadra e Tahir Batatinës.
Blakqori,Gnapi,Sadriu dhe Hyseni shënuan për Llapin,teksa Kreshnik Uka me dy gola dhe Jeton Krasniqi realizuan për ekipin nga Skënderaj.
Llapi pas xhiros së 10-të ngritet në pozitën e 5-të me 13 pikë,kurse Drenica mbetet në pozitën e 7-të me 11 pikë.







