spot_imgspot_img
spot_img

Drita në kërkim të kualifikimit historik në garat evropiane – përballja vendimtare sonte ndaj Differdange

Kampionia e Kosovës, Drita, do të synojë sonte kualifikimin historik në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, një arritje që do të shkruante faqe të re në historinë e klubit dhe futbollit kosovar në përgjithësi.

Skuadra nga Gjilani do të përballet në ndeshjen e kthimit të “play-off”-it me skuadrën luksemburgase Differdange, në një duel që do të zhvillohet në stadiumin e këtij të fundit në Luksemburg, me fillim nga ora 20:00.

Në sfidën e parë, të zhvilluar javën e kaluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, Drita arriti një fitore të rëndësishme me rezultat 2:1, duke krijuar një avantazh të lehtë por të çmuar për përballjen e kthimit.

Kjo nuk është hera e parë që gjilanasit përballen me Differdange. Kujtojmë se Drita e kishte eliminuar këtë skuadër edhe në rrethin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve duke e mposhtur në të dyja përballjet. Sonte, skuadra e trajnerit Zekirija Ramadani do të kërkojë fitoren e katërt radhazi ndaj këtij kundërshtari dhe, më e rëndësishmja, një vend në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës – për herë të parë në historinë e saj.

Deri më sot, vetëm një skuadër nga Kosova, Ballkani, ka arritur të kalojë deri në këtë fazë të turneut, dhe atë dy herë radhazi. Tani, Drita është vetëm një hap larg që të bëhet klubi i dytë kosovar që arrin në një kompeticion të tillë prestigjioz evropian.

Ndërkohë, emocione të mëdha priten edhe nga klubet tjera shqiptare në garat evropiane. Shkëndija e Tetovës do të luajë sonte ndeshjen vendimtare në kuadër të “play-off”-it të Ligës së Evropës ndaj skuadrës bullgare Ludogorets.
Kuqezinjtë nga Tetova e fituan ndeshjen e parë në Shkup me rezultat 2:1 dhe tani do të udhëtojnë drejt Bullgarisë për të mbrojtur këtë avantazh të vlefshëm. Një kualifikim në fazën e grupeve të Europa League do të ishte një sukses i jashtëzakonshëm për klubin maqedonas.

Ndërkaq, më e vështirë paraqitet situata për Dinamo City, përfaqësuesin shqiptar nga Shqipëria, që në ndeshjen e parë të “play-off”-it në Ligën e Konferencës pësoi një humbje të thellë 3:0 ndaj Jagiellonia Bialystok të Polonisë. Skuadra nga Tirana do të ketë një mision thuajse të pamundur në ndeshjen e kthimit, por në futboll gjithmonë ekziston shpresa dhe dëshira për përmbysje./ATVLIVE.TV

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA