Janë zhvilluar ndeshjet e ditës së shtunë në kuadër të xhiros së 17-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Drenica shënoi fitore në debutimin e trajnerit Thomas Brdaric,duke e mposhtur Ferizajn me rezultat 2:1.
Të parët që shënuan ishin mysafirët në minutën e 3-të përmes Leon Sadriut,por vendasit shënuan dy gola mbrenda pjesës së parë përmes një autogolit të Ardit Topalajt në minutën e 16-të,kurse Kreshnik Uka shënoi për 2:1 në minutën e 28-të për t’ia siguruar fitoren e rëndësishme skuadrës së Drenicës.
Drenica pas kësaj fitorjeje tubon 20 pikë,teksa Ferizaj mbetet në kuotën e 16 pikëve.
Në anën tjetër Prishtina e Re dhe Dukagjini kanë barazuar pa gola 0:0,në një ndeshje ku pati shumë raste por rrjetat mbetën të heshtura.
Prishtina e Re mbetet në kuotën e 15 pikëve në pozitën e fundit,kurse Dukagjini pas këtij barazimi grumbullon 28 pikë.







