Vitin e kaluar, një përplasje publike shpërtheu mes reperëve Drake dhe Kendrick Lamar, me secilin prej tyre që bënte akuza në një seri këngësh provokuese.
Në një padi të dorëzuar në gjykatën federale, Drake (emri i plotë Aubrey Drake Graham) po padit Universal Music Group (UMG), kompaninë që përfaqëson të dy artistët, për shpifje dhe ngacmim, sipas një raporti nga New York Times.
Drake argumenton se publikimi i këngës “Not Like Us” ishte një shembull i UMG që vuri fitimet mbi mirëqenien dhe sigurinë e artistëve.
Padia, e dorëzuar në Nju Jork, pretendon se UMG e promovoi me vetëdije këngën, qw akuzon se Drake ishte një pedofil dhe kriminel.
Piktura e kopertinës për “Not Like Us” përfshinte një foto të shtëpisë së Drake në Toronto, e shënuar me simbole që tregonin vendndodhjen e individëve të regjistruar si abuzues seksualë, gjë që, sipas Drake, kontribuoi në një të shtënat afër pronës së tij dhe çoi në tentativat e kalimtarëve për të hyrë në shtëpinë e tij.
Padia e Drake nuk është drejtuar ndaj Lamar, por ndaj UMG. Ai argumenton se kompania e dinte që akuzat në këngë ishin të pavërteta, por e promovoi atë për përfitime financiare. Drake gjithashtu sugjeron se UMG përdori këngën për të dëmtuar reputacionin e tij, duke mundësuar kështu një avantazh për negociatat e mundshme të kontratave në të ardhmen.
Për më tepër, padia pretendon se UMG pagoi fshehurazi palë të treta për të promovuar këngën në platformat e transmetimit dhe radio pa zbuluar këto pagesa.
Pas publikimit të këngës dhe shqetësimeve për sigurinë që ajo shkaktoi, përfshirë nevojën për të lëvizur djalin e tij nga shkolla, Drake thotë se përpiqej të njoftonte UMG-në për dëmin që po shkaktonte kënga./NO FILT/