Drake dhuron para për disa fansa në Melburn gjatë performancës së tij

Drake ka vazhduar të befasojë fansat e tij gjatë turneut të tij “Anita Max Win” në Australi. Gjatë shfaqjes së tij të parë në Melburn më 9 shkurt në Rod Laver Arena, ai befasoi dy fansa me një total prej 45,000 dollarësh si dhurata në para.

Ndërsa performonte, Drake pa një pankartë në turmën e fansave që thoshte “Adonis për President”, një referencë për djalin e tij 7-vjeçar. Ai iu drejtohet fansës që mbante pankartën, duke thënë: “Po tregon shumë dashuri për djalin tim. Në emër tim dhe Adonisit… do t’ju japim 25,000 dollarë për familjen tuaj.”

Po ashtu, një tjetër fanse që mbante një pankartë me mbishkrimin “Mw puth, është ditëlindja ime” u befasua me një dhuratë prej 20,000 dollarësh dhe një darkë ditëlindjeje të paguar për të dhe miqt e saj. Drake iu ofroi gjithashtu mundësinë që të ktheheshin në shfaqjen e tij për të pasur bileta falas.

Duke i falënderuar fansat për dashurinë e tyre, Drake tha: “Melburn, kjo është dashuri e vërtetë”. Ai theksoi se do të ishte asgjë pa mbështetjen e fansave të tij dhe se ata janë arsyeja që ai arrin në suksesin e tij.

Koncerti i tij në Melburn u mbajt një ditë para shfaqjes së Kendrick Lamar në Super Bowl Halftime Show, e cila bëri bujë të madhe për shkak të një këngë dis drejtuar ndaj Drake. Megjithatë, Drake vazhdon të mbetet i përqendruar në turneun e tij, që do të vazhdojë në Sydney dhe Brisbane deri në fund të muajit shkurt./NO FILT

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA