spot_imgspot_img
spot_img

Dominim, rikthime dhe talente të reja: Sezoni i artë i Kosovës në xhudo

Grand Slam Abu Dhabi, ishte gara e fundit e vitit 2025 në kalendarin ndërkombëtar të xhudos, që shënoi një mbyllje madhështore të sezonit për sportistët e Kosovës. Përfaqësimi ishte i denjë, rezultatet mbresëlënëse, dhe energjia e ekipit tregoi se xhudoja kosovare vazhdon të rritet me ritme të jashtëzakonshme.

Trajneri i Kombëtares, Driton Kuka, përmes një reagimi në rrjetet sociale, bëri një përmbledhje të përformancave dhe synimeve, duke vlerësuar lart angazhimin e vajzave dhe djemve që po bëjnë histori.

Distria Krasniqi ishte figura kryesore e sezonit. Ajo garoi në çdo kompeticion me konstante të jashtëzakonshme, duke marrë medalje kudo. Kulmi erdhi me titullin e Kampiones së Evropës dhe vendin e dytë në Kampionatin Botëror. Këto suksese e vendosën në krye të Ranglistës Botërore 2025, duke e konfirmuar si një ndër xhudistet më të forta të planetit.

Laura Fazliu, pas një viti të vështirë me lëndime, tregoi karakter të fortë. Ajo fitoi medalje në Botëror dhe u rendit e pesta në Abu Dhabi, duke dëshmuar se rikthimi i saj është i plotë dhe se në vitin 2026 pritet të shkëlqejë sërish në nivelet më të larta.

Në anën tjetër, Shpat Zeka po rikthehet gradualisht në garat elite. Trajneri Kuka shprehu bindjen se Zeka, së bashku me Akil Gjakovën e ndoshta edhe Dardan Shabanin – mund të arrijnë normën Olimpike. Ky rikthim i rivalitetit të brendshëm dhe i talenteve të reja e forcon ndjeshëm strukturën e ekipit.

Viti 2025 shënoi gjithashtu shfaqjen e emrave të rinj premtues. Kadetët Joni dhe Arbes fituan medalje në garat e para ndërkombëtare në Kupat Evropiane, duke treguar se gjenerata e reja janë gati të marrin stafetën.

Përgatitjet për sezonin e ri tashmë kanë filluar. Ekipi i vajzave po stërvitet në Slloveni, ndërsa meshkujt pritet të udhëtojnë drejt Gjeorgjisë brenda pak ditësh. Synimi është i qartë: të vazhdohet me ritmin e sukseseve dhe të ndërtohet një vit edhe më i fortë në garat ndërkombëtare. /ATVLIVE.TV

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA