Ardian Gjini nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i cili kërkon edhe një mandat për të udhëhequr Gjakovën, në ditën e shtatë të fushatës mori pjesë në Garën ë Vrapimit të Gjeneratës sic e quajti ai të Pavarësisë.
Ai tha se ky aktivitet gjallëron qytetin dhe dëshmon shpresën, energjinë dhe guximin e të rinjve për të ardhmen.
Gjatë ditës, Gjini u takua edhe me Tankut Soykan, Zëvendës Shef i Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, dhe Sakibe Jashari, Zyrtare e Lartë e projektit “Forcimi i qeverisjes shumë nivelëshe dhe demokracisë pjesëmarrëse.”
Aktiv gjatë ditës ishte edhe kryetari aktual i Suharekës, Bali Muharremaj. Gjatë parakalimit në Festivalin “Festari”, ai parakalimin e vlerësoi udhëtim krenarie, gëzimi dhe bashkimi për Suharekën. Mes tjerash, Muharremaj kërkoi besimin edhe për një mandat tjetër.
Kandidati për Vushtrrinë nga kjo parti, Mensut Ademi thotë se në qeverisjen e tij fokusi do të jetë – përmirësimi i infrastrukturës dhe shërbimet publike.
E, Nazim Gagica i cili synon postin e kryetarit të Gjilanit gjatë së premtes prezantoi kandidatin për asamble komunale, Muharrem Sadikun.
Takim me qytetarët e Lipjanit nga ora 19:00 mbajti kandidati për kryetar, Qazim Nimani. Gjatë takimit u prezantuan edhe kandidatët për Asamblenë Komunale.
Aktivitetet e Aleances për Ardhmërinë e Kosovës vazhduan edhe në mbrëmje.