Në ditën e dhjetë të fushatës zgjedhore, Partia Socialdemokrate (PSD) ka vazhduar komunikimin e saj të drejtpërdrejtë me qytetarët, duke sjellë premtime konkrete dhe të matshme në tri komuna.
Besa Shahini, kandidate për kryetare të Prishtinës, ilustroi sfidat ekonomike të qytetarëve me një përvojë personale, duke theksuar nevojën për politika publike më të ndjeshme dhe të drejta.
Natyra Kuçi, kandidate për kryetare të Komunës së Deçanit, ka prezantuar planin për organizimin e një festivali të ecjes malore Hiking në Bjeshkët e Belegut duke premtuar se festivali do të jetë i organizuar mirë dhe do të shndërrojë Deçanin në një qendër të turizmit malor dhe ekologjik.
Kurse, Qëndron Kastrati, kandidat për kryetar të Kamenicës, ka prezantuar listën e kandidatëve për asamble komunale nën moton “Kamenicën Destinacion”.