Dimal Basha, emër i njohur në qytetin e Ferizajt si ish-futbollist i FC Ferizaj dhe pjesëmarrës aktiv në ndeshjet e veteranëve të këtij klubi, tashmë ka marrë një tjetër rol të rëndësishëm në jetën publike – është zgjedhur Kryetar i Parlamentit të Kosovës.
I lindur më 12 tetor 1979 në Prishtinë, Basha jeton dhe vepron në Ferizaj. Gjatë karrierës së tij është dalluar jo vetëm në sport, por edhe në arsim dhe shërbim publik.
Në vitet e fundit, Basha është parë shpesh në aktivitete sportive, duke marrë pjesë në turne futbolli dhe ndeshje të veteranëve të FC Ferizaj, duke ruajtur kështu lidhjen e ngushtë me klubin ku dikur kishte shkëlqyer si futbollist. Ai shpesh ndan kujtime me ish-bashkëlojtarë dhe legjenda të skuadrës ferizajase.
Zgjedhja e tij në krye të Parlamentit shënon një moment të rëndësishëm, ku një ish-sportist i përkushtuar ngjitet në një nga pozitat më të larta të shtetit. Dimal Basha u zgjodh deputet si pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje. /ATVLIVE.TV