Diego Simeone pritet që t’i jap fund epokës së tij tek Atletico Madrid.
Tekniku argjentinas i njohur me nofkën “Cholo”mund të largohet nga stoli i “Los Colchoneros” pas 15 viteve,dhe nga sezoni i ardhshëm tek Atletico Madrid pritet të nis një frymë e re.
Përndryshe 3 emra janë përmendur për të qenë pasardhës në pankinën e Atleticos,ku janë të përfshirë emra si:Marcelino Garcia Toraf,Filipe Luis dhe Ruben Amorim.
Kujtojmë që Diego Simeone për 15 vite si trajner i Atletico Madrid e ngriti ekipin madrilien në majat e futbollit evropian,duke fituar shumë trofe me “Los Colchoneros”,dhe madje arriti dy herë finalen e Ligës së Kampionëve në vitet 2014 dhe 2016






