Kalo te përmbajtja
Të fundit

“Dhanë gjymtyrët për liri, lihen në harresë nga Qeveria”, Haradinaj reagon pasi nuk u ndanë mjete buxhetore për invalidët e luftës

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

“Dhanë gjymtyrët për liri, lihen në harresë nga Qeveria”, Haradinaj reagon pasi nuk u ndanë mjete buxhetore për invalidët e luftës

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pasi Komisioni për Buxhet nuk e ka mbështetur amendamentin për ndarjen e një milion eurove shtesë për pajisje, proteza dhe mjete të tjera mjekësore për invalidët e luftës.

“Është e papranueshme që ata që dhanë gjymtyrët dhe shëndetin për lirinë e Kosovës, sot të lihen në harresë nga kjo qeveri. Mosmbështetja e amendamentit për ndarjen e një milion eurove shtesë për proteza dhe pajisje mjekësore për invalidët e luftës është e dhimbshme dhe dëshmi e mungesës së kujdesit nga ana e pushtetit ndaj kësaj kategorie të shenjtë”, shkroi ai në Facebook.

Reklamë

Sipas tij, proteza për një invalid të luftës nuk është luks, por domosdoshmëri.

“Këto pajisje duhet të ndërrohen periodikisht, ndërsa kostoja e tyre është e papërballueshme për shumë prej tyre. Është detyrim i shtetit që t’ua sigurojë, e jo t’i lërë të kërkojnë ndihmë te miqtë dhe bashkatdhetarët në diasporë”, shtoi ai.

Reklamë

Kolegji AAB – ne fund pas kutise ‘mos e humb as nje lajm’