Ylli francez, Ousmane Dembélé, ka ndarë një moment prekës nga periudha e tij te Barcelona, duke përmendur një kujtim të veçantë me legjendën Lionel Messi.
Në një intervistë së fundmi, gazetari e pyeti Dembelén: “Cila është fotoja juaj e preferuar?” — dhe përgjigjja e tij ishte e papritur.
“Çuditërisht, është imazhi i Messit që më ngushëllon kur u lëndova kundër Dortmundit në Ligën e Kampionëve 2019,” – tha ai.
Kur u pyet pse pikërisht ajo foto, Dembélé shtoi:
“Për shkak të asaj që më tha: ‘Mos u shqetëso, do të jesh mirë’. Në atë fazë të hershme të karrierës sime, më duhej shumë ai ngushëllim. Ai gjithmonë më inkurajonte.”
Ky rrëfim tregon edhe një herë lidhjen e fortë dhe ndikimin që Messi kishte në dhomën e zhveshjes së Barcelonës, veçanërisht tek lojtarët e rinj si Dembélé, i cili shpesh është përballur me dëmtime të shumta gjatë karrierës së tij në “Camp Nou”.







