Përveç me ekipet kombëtare, Federata e Hendbollit e Kosovës është përfaqësuar denjësisht në IHF Trophy për zonën evropiane edhe me zyrtarë të ndeshjeve.
Fahredin Hashani ishte delegat i ndeshjeve si në kampionatin e grupmoshës U17 ashtu edhe në atë të grupmoshës U19.
Ndërkohë Genc e Getoar Bujupi përgjatë dy javëve kanë drejtuar me sukses të plotë shumë ndeshje të rëndësishme të kësaj ngjarjeje ndërkombëtare për hendbollistet e reja.
IHF Trophy për zonën evropiane përfundoi të shtunën. Të gjitha ndeshjet janë zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. Javën e kaluar gara u zhvillua për hendbollistet deri në 17 vjet, ndërsa këtë javë ishte gara e 19-vjeçareve.
IHF Trophy është garë që synim kryesor e ka zhvillimin e mëtejmë të hendbollit. Por po ashtu është ngjarje kualifikuese për Botëror.
Delegati Hashani dhe dyshja Bujupi kanë prezantim të rregullt në skenën ndërkombëtare të hendbollit. /ATVLIVE.TV








