-2.3 C
Pristina
Friday, January 9, 2026

David De Gea sinjalizon rikthimin te Manchester United

David De Gea ka lënë të kuptohet se një rikthim te Manchester United është i mundur, teksa klubi anglez po e shqyrton seriozisht këtë ide.

Sipas The Sun, drejtuesit e United janë të interesuar për rikthimin e portierit spanjoll, i cili aktualisht është pjesë e Fiorentinës. Raportohet se 34-vjeçari ka një klauzolë në kontratën e tij me klubin italian që mundëson largimin për një shumë relativisht të ulët.

Pas ndeshjes, De Gea publikoi një mesazh emocionues në rrjete sociale, duke shtuar spekulimet për një rikthim të mundshëm:

“Ishte një moment magjik për mua dhe familjen time të rikthehesha në Old Trafford, shtëpia ime. Faleminderit nga zemra për mikpritjen dhe dashurinë. Për tifozët që nuk më braktisën kurrë – ndoshta rrugët tona do të kryqëzohen sërish.”

De Gea ka qenë pjesë e Manchester United nga viti 2011 deri në 2023, duke regjistruar plot 545 paraqitje – një shifër që e rendit të shtatin në historinë e klubit për numrin më të madh të ndeshjeve të luajtura.

Megjithatë, një mosmarrëveshje kontraktuale bëri që ai të largohej si lojtar i lirë në verën e vitit 2023, duke i hapur rrugën transferimit të Andre Onanas nga Interi për një shumë prej 43.8 milionë eurosh.

Pas një sezoni pa klub, De Gea u rikthye në fushë verën e kaluar, kur nënshkroi me Fiorentinën, ku vazhdon të luajë edhe aktualisht.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA