Kapiteni i Kombëtares së Kosovës në basketboll, Dardan Berisha, është prononcuar për faqen zyrtare të basketbollit në vend duke treguar se çka do të thotë fanella e Kosovës për të dhe fton të gjithë tifozët që t’i përkrahin në ndeshjet e Euro Basket 2029.
Dardan Berisha:
“Fanella e Kosovës për mua, është privilegj, nder, përgjegjësi. Prej fillimit kam qenë pjesë, prej që u pranu Kosova në FIBA, kështuqë jam krenar që muj me përfaqësu Kosovën në çdo kompeticion që merr pjesë. Loja e parë ka me qenë me Shqipërinë, është vëllazërore, por rivaliteti ka me qenë në parket. Shkodra është qytet i kulturës dhe sportit, salla ka me u mbushë dhe ka me kon një atmosferë shumë e mirë, po besoj që ajo ndeshje ka me mbetë në histori, si loja e parë zyrtare mes dy shteteve. Shpresoj që Dardanët, kanë me kon pjesë e kësaj ngjarje, por sidomos kur kemi me lujtë në Kosovë, shpresoj që ka me u mbush salla dhe kanë me na përkrahë shumë me i arrit qëllimet tona.“
Kujtojmë se ndeshja Shqipëri – Kosovë do të luhet më 30 nëntor, në Pallatin e Sporteve “Qazim Dervishi” të Shkodrës, nga ora 18:00. /ATVLIVE.TV








