Kalo te përmbajtja
Të fundit

Cristiano Ronaldo arrin golin e 970-të-Edhe 30 gola i duhen për të arritur shifrën e 1000 golave

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Cristiano Ronaldo arrin golin e 970-të-Edhe 30 gola i duhen për të arritur shifrën e 1000 golave

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo, vazhdon të lërë gjurmë të thella në futbollin e luajtur, duke arritur një tjetër moment historik në karrierën e tij. Ai shënoi golin e 970-të, duke dhënë një kontribut të çmuar në fitoren e Al Nassr ndaj Al Ahli.

 

Goli vendimtar erdhi në minutën e 76-të, kur CR7 realizoi për t’i dhënë skuadrës së tij avantazhin 1-0 në një përballje të vështirë. Ky moment u tregua kyç për zhvillimin e ndeshjes. Në minutën e 90-të, Koman shënoi golin e dytë për Al Nassr, duke vulosur rezultatin përfundimtar 2-0.

Reklamë

 

Me këtë gol, Ronaldo i afrohet një objektivi të madh në karrierën e tij. Ai tani është vetëm 30 gola larg arritjes së 1000 golave zyrtarë, një shifër që konsiderohet historike në futboll. Pavarësisht skepticizmit që ka shoqëruar deklaratat e tij për këtë objektiv, performancat e fundit tregojnë se Ronaldo vazhdon të jetë në nivele të larta konkurruese.

 

Arritja e këtij rekordi mbetet një nga synimet kryesore të tij në vazhdim,ku mund të bëhet një nga golashënuesit më të mire.

Reklamë

Cristiano Ronaldo arrin golin e 970-të-Edhe 30 gola i duhen për të arritur shifrën e 1000 golave | ATV