Çka na mësuan komedianët nga Rusia

Tema kryesore në Amerikë këtë javë ka qenë qysh krejt kupola vendim marrëse u ekspozua në media për mënyrën se si e ka diskutuar, trajtuar, vendosur, realizuar dhe më pas edhe vlerësuar bombardimin e rebelëve huthi në Jemen, ku janë vra 50 veta.

Tim Waltz, këshilltari i Trumpit për në një grup në TELEGRAM, i ka përfshirë Sekretarin e Shtetit Marko Rubio, Sekretarin e Mbrojtjes Pete Hegseth, Drejtorin e CIA-s John Ratcliffe dhe 14 zyrtarë të tjerë të lartë të kabionetit të Trumpit ose të Qeverisë amerikane, mirëpo, në këtë grip gabimisht e ka përfshirë edhe Kryeredaktorin e The Atlantic Jeffrey Goldberg.

Kështu Goldberg u be dëshmitar se si vendimi kabineti i Trumpit vendos të bombardoje një grup të armatosur. Normalisht, ai e publikoi një shkrim ku i parqiti këto detaje.

Në atë shkrim zbulohen detaje shokuese se si planet operacionale të bombardimeve në Jemen, përcillen në një grup në telegram dhe si merret vendimi për bombardime!

Edhe tamam mendon që këso gabimesh amatoreske ndodhin vec në Amerikë, vec kur e sheh lajmin e pabesueshëm që lëshime të rënda ndodhin edhe në Kosovë.

Kabineti, që e mbron Albin Kurtin nga mediat e Kosovës dhe e qet në paraqitje publike e takime në shtete të Evropës dhe takime internacionales socialiste, u ngul fëlliqtë në një kamerë të fshehtë nga dy komedianë nga Rusia.

Në videon e publikuar të mërkurën nga kjo dyshe, njëri nga komedianët shtiret sikur është presidenti i Letonisë, Edgars Rinkēvičs.

Edhe tash këtu mund të merremi me dy tema: me disa mosdifqa në kabinetin e Kurtit që kanë ra pre e mashtrimit dhe kështu e kanë bërë Kryeministrin temë për tallje dhe shpotitje ndërkombëtare, ose të merremi me atë që e ka folë Kryeministri me dy komedianë rusë, duke menduar që po flet me Presidentin e Letonisë.

Kuptohet, për mua më interesante është kjo e dyta, sepse që ka mosdifqa me rroga të këshilltarëve, këtë punë e di moti.

Mirëpo, që Kryeministri seriozisht mendon që është bërë luftë hibride ndaj tij dhe këtë e thotë në takime me Presidentë shtetesh, kjo po që është risi.

Që ka qenë i shokuar kur e ka marrë lajmin për emërimin e Rik Grenellit si Drejtor i Qendrës Kenedi dhe që nuk e ka krejt të qartë se cka është Qendra Kenedi dhe që po mendon që Grenelli tash do të angazhohet kundër komunitetit LGBTIQA – këto po që janë risi.

Që Kryeministri i përzien muxhahedinë dhe talibanët, kjo vec s’është gjë e mirë, e që mendon se opozita demorkatike në Serbi në formën e lëvizjes masive studentore në Serbi nuk është kah përkrahet sa duhet nga BE-ja, kjo po që është risi.

Të njëjtit komedianë i kanë bërë mashtrime të ngjashme edhe njerëzve me kabinete që kanë më shumë njerëz dhe më të aftë sesa kabineti i Kurtit. Viktima të tyre kanë qenë kryeministra e ministra e zyrtarë të larrë evropianë dhe amerikanë.

Kjo nuk e relativizion, as nuk e zbutë skandalin e pësuar nga Kurti. Mirëpo, nëse me ato ide, me atë fjalor, me atë anglishte, me atë lehtësi flet edhe në takime, jo veç në kamera të fshehta, atëherë edhe Kurti edhe krejt na bashkë me të jemi në telashe.

Sa për angazhimet e Kosovës për tu bëtë pjesë e NATO-s dhe pjesë e Këshillit të Evropës, për të cilët Kurti flet aty – fuqia diplomatike e vendit tonë prapë më së miri u ilustrua këtyre diëtve me rastin e njohjes nga Kenia.

Deklarimet nga Ministria e Jashtme dhe fotot nga Behgjet Pacolli dëshmojnë se jemi kthyer në stad kur njohjet sigurohen nga lidhjet biznisore, kurse në Ministri të Jashtme nuk kemi njerëz që e njohin as Kenian, as Afrikën.

Kjo njohje tregoi se sa me dëshpërim kemi kërkuar një lajm të mirë në politikë të jashtme pas dështimeve dhe njëkohësisht na kthen sërish disa hapa prapa. Në kthen në temën e njohjeve dhe çnjohjeve, e jo anëtarësimit në organizata ndërkombëtare ose multi laterale.

Mirëpo, gati një vjet i ka që jemi kah merremi me para fushatë, fushatë, zgjedhje dhe numërime. Me këtë të fundit, duhet të merremi edhe sonte!

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA