Aktorja Christina Applegate ka deklaruar për “Vanity Fair” se nuk do të jetë pjesë e xhirimeve të serialeve apo filmave, pasi në vitin 2021, ajo u diagnostikuar me sklerozë të shumëfishtë.
Në sezonin e fundit të serialit ‘’Dead to me’’, Christina ishte diagnostikuar me sklerozën e shumëfishtë dhe duke kujtuar atë kohë, ajo foli për Linda Cardellini, me të cilën kishin aktruar së bashku në këtë serial.
Ajo u shpreh se: Unë nuk do të punoj më përpara kamerave, por jam shumë e lumtur që bashkëpunova me dikë që është pa diskutim aktorja më e mirë me të cilën kam punuar gjatë gjithë jetës sime.
” Skleroza e shumëfishtë është një sëmundje inflamatore kronike dhe progresive e sistemit nervor qendror (trurit dhe palcës së kurrizit).
Christina Applegate është një aktore amerikane e njohur për rolet e saj në seriale si “Married… With Children” , The Big Hit, “Dead To Me”./atvlive.tv/