Kalo te përmbajtja
Të fundit

Charles Michel shpall kandidaturën për zgjedhjet e Parlamentit Europian, ja skenarët pas largimit të tij nga posti

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Charles Michel shpall kandidaturën për zgjedhjet e Parlamentit Europian, ja skenarët pas largimit të tij nga posti

Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel do të kandidojë në zgjedhjet parlamentare evropiane në qershor.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Michel për mediat belge.

Reklamë

Michel planifikon të lërë postin e tyij aktual në mes të korrikut, nëse arrin të fitojë në zgjedhje.

Kjo nënkupton që liderët e BE-së do të duhet të bien dakord shpejt për një pasardhës për postin e tij të liruar në Këshill.

Nëse një gjë e tillë nuk arrihet, kryeministri hungarez Viktor Orbán, vendi i të cilit do të marrë presidencën e rradhës të Këshillit të BE-së në korrik, do të drejtonte takimet – një rol ndërmjetësi që zakonisht ndërmerret nga presidenti i Këshillit Evropian.

Reklamë

Charles Michel shpall kandidaturën për zgjedhjet e Parlamentit Europian, ja skenarët pas largimit të tij nga posti | ATV