PËRGATITI: KRENARE MULLIQI
Për shkak të mospërmbushjes së kushteve për konsum, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka asgjësuar mbi 170 mijë kilogramë mish, brenda 5 muajve. Për cilësinë e mishit ankohen edhe qytetarët të cilët thonë se të shpeshta janë rastet kur hasin në mish të prishur.
Mbi 170 mijë kilogramë mish dhe nënprodukte të tij janë asgjësuar që nga janari e deri në maj të këtij viti.
Sipas Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë produktet u larguan nga tregu për shkak të mospërmbushjes së kushteve për konsum. E veç produkteve të mishit AUV asgjësoi edhe produkte të tjera siç janë ato të qumështit.
Përveç lajmërimit nga vet operatorët e biznesit, Thaçi thotë se është një numër i lart i ankesave që vijnë nga qytetarët për cilësi të mishit.
Një pjesë lajmërohet nga vet operator të biznesit, një pjesë buron nga kontrollet tona dhe një pjesë edhe nga ankesa të qytetarëve…
Ndërkaq vet qytetarët janë të kujdesshëm kur bëhet fjalë për mish.
“Ka pas rast kur jam shkuar në shpi mishi u kanë i prishtë edhe e kena gju…
Gjatë vitit të shkuar Kosova ka importuar mbi 52 milionë e 700 mijë kilogramë mish.