PËRGATITI: ARIAN HAJDARAJ
Kjo këngë për Skenderbeun, prej qindra vitesh këndohej në shtëpitë e arbëreshëve të Kroacisë.
Muzikologia, Dina Busic, këngën për heroin e kombit shqiptar e gjeti gjatë hulumtimeve në kuadër të studimeve në akademinë e muzikës në Zagreb.
Tani, para publikut shqiptar në Teatrin Kamertal të Kolegjit AAB për herë të parë, e interpretoi bashkë me kitaristen Melita Ivkovic, krahas dhjetëra këngëve tjera arbëreshe, pjesë e albumit “Bërbili”.
Studimin dhe kultivimin e këngëve arbëreshe, të cilin e quan “’thesar i harruar”, Busiç, e kishte nisur rastësisht, për t’ia kushtuar pastaj tërë angazhimin profesional.
Angazhimi i muzikologes Busic, ka ndikuar që këngët e vjetra arbreshe të këndohen sërish në Zarë.
Sipas prorektores së kolegjit AAB, Venera Llunji, ruajtja e këngëve arbëreshe është i rëndësishëm për kulturën e kombit shqiptar.
Me këtë koncert në teatrin kamertal të kolegjit AAB, edhe u mbyll java e kulturës kroate.
Paraprakisht, në këtë institucion arsimor, për dialektin abresh dhe për arritjen e tij në Zarë të Kroacisë në shekullin e 18, ligjëroi linguistja arbreshe, Maximiliana Barançiq./atvlive.tv/
Për më shumë klikoni në linkun e mëposhtëm: