Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare, në një lidhje të drejtpërdrejt në emisionin CONTEXT në ATV, ka thënë se ‘të zhdukurit me dhunë’ dhe të ‘zhdukurit me forcë’ nuk kanë ndonjë dallim.
“Unë nuk e di që kanë ndonjë dallim. “Enforced disappearance”, do të thotë “Zhdukje të dhunshme”. “Forcible missing”, është i zhdukur me dhunë. Sipas meje, unë
e kuptoj që nuk ka dallim, pra është zhdukja me dhunë apo i zhdukur me dhunë”, shpjegon Blakaj.
Ai thotë se nuk ka arritur të gjejnë ndonjë dallim mes këtyre dy termave.
“Është konventa ndërkombëtare, në fakt konventa nga mbrojtja e personave nga zhdukja e dhunshme edhe në atë konventë përdoret terminologjia “I zhdukur me dhunë”, ose “Forced disappearance”. Ajo nënkupton që personat e zhdukur janë marrë me forcë nga agjentë të shtetit, pra nga përfaqësues të shtetit qofshin policor, ushtarak e kështu më radhë, apo nga individë dhe grupe të tjera, por me autorizim të shtetit dhe nuk ia ofrojnë informacionet për vendndodhjen e atyre personave”, shpjegoi Blakaj. /atvlive.tv
Emisionin e plotë e gjeni në videon më poshtë: