Valentina Rexhaj, mentorja e meditimit, hipnoterapistja e certifikuar dhe autorja e librave bestseller, ishte e ftuar të premten në emisionin “LIBERO”.
Në mesin e rrëfimeve të tjera që ajo tregoi, Valentina rrëqethi me historinë e fëmijërisë së saj.
“…Nuk e kishim afër. Megjithatë, ai ma mësoi faljen. Më ka bërë disa gjëra, për të cilat më është dashtë që ta falë…Gruaja nuk pranohet si një qenie e barabartë me mashkullin…” deklaroi Rexhaj.
Gjithashtu, ajo tregoi edhe për varfërinë që kishte përjetuar gjatë fëmijërisë së saj meqenëse ishin nëntë fëmijë, dhe po ashtu përmendi përkrahjen e pamatshme që mori nga nëna e saj.
“…Nëna ishte forca ime më e madhe në jetë sepse të rritësh nëntë fëmijë në skamje, është një person shumë i fortë dhe motivues për mua. Ajo ka qenë shtytja ime më e madhe…”, tha ajo.
Kujtojmë se Valentina Rexhaj është shumë aktive në rrjetet e saj sociale sidomos në kanalin e saj në Youtube – nëpërmjet të cilit poston video motivuese për audiencën e saj.
Po ashtu, njerëzit janë të lidhur me të edhe nëpërmjet librave që ajo ka shkruar: “Beso në Fuqinë Tënde”, “Një fillim i ri”, “Ditari 7 minutësh” dhe “Afirmime pozitive për vetë dashuri, vetëbesim dhe vetëvlerësim”.
Vlen të theksohet se së fundmi, ajo ka botuar edhe librin më të ri “Jeto i Pasur – Inteligjenca Financiare”, të cilin e promovoi në objektin e Kolegjit AAB.
Dëgjoni intervistën e plotë te Valentina Rexhajt: