Aktorja e mirënjohur dhe shumë e dashur për publikun e gjerë mbarëshqiptarë, ishte e ftuar të premten në emisionin “LIBERO” ku diskutoi shumë momente interesante për sa i takon jetës së saj personale, krahas asaj personale.
Përveç aktrimit, ajo që disa vite është edhe profesoreshë në Universitetin e Prishtinës dhe sa i përket raportit që e ka me studentët, Vinca befasoi kur tregoi për nofkën me të cilin i drejtohen studentët e saj.
“…Studentët i kam mësuar të më thërrasin mësuese, më duket një nofkë e ëmbël që e thyen autoritetin e të qenit profesor…”, deklaroi Vinca.
Ndërkohë, bilancin në mes të aktrimit dhe të qenit profesoreshë, megjithëse e konsideroi shumë të vështirë për t’u menaxhuar, e cilësoi si të domosdoshme.
“…Nuk është e lehtë, por është e domosdoshme që të jesh profesionalisht në skenë me vepra dhe të jesh afër studentëve. Ata kanë nevojë që ta shohin profesorin e tyre duke aktruar…”, theksoi ajo.
Kujtojmë se Ilire Vinca ka qenë studente në gjeneratën e parë në degën e Arteve Dramatike, meqenëse kjo degë në Universitetin e Prishtinës është hapur si drejtim në vitin 1989, pikërisht në kohën kur ajo e ka përfunduar maturën.
Në linkun e mëposhtëm mund ta ndiqni intervistën e plotë nga Ilire Vinca: