Bayern Munich ka shënuar fitore bindëse kundër Stuttgartit,duke e mundur me rezultat të thellë 5:0.
Pjesa e parë nisi furishënm për bavarezët të cilët kaluan në epërsi përmes Konrad Laimer në minutën e 11-të,kurse vendasit barazuan në minutën e 40-të në 1:1 por goli u anulua nga VAR për shkak të pozitës jashtëloje.
Pjesa e dytë i takoi bavarezëve ku së pari Harry Kane shënoi nga distance për 2:0,e më pas Josip Stanisic thelloi epërsinë në 3:0 në minutën e 78-të pas asistimit të Luis Diaz.
Harry Kane katër minuta më vonë shënoi për 4:0 nga penalltia,kurse supersulmuesi anglez vulosi hattrickun në minutën e 88-të për 5:0 që ishte rezultati përfundimtar.
Bayern Munich mbetet lider në Bundesligë me 36 pikë,teksa Stuttgart mbetet në koutën e 22 pikëve.







