spot_imgspot_img
spot_img

Bastisje në qendrën korrektuese të Dubravës

Një bastisje e gjerë në Qendrën Korrektuese të Dubravës këtë të shtunë ka përfunduar me rezultat negativ,transmeton ATV.

Gjatë kontrollit të të gjitha hapësirave, nga dhomat e të burgosurve deri te ambientet përcjellëse, Shërbimi Korrektues i Kosovës nuk gjeti asnjë send të kundërligjshëm,transmeton ATV.

Ky aksion, kishte për qëllim parandalimin e veprimtarive të kundërligjshme dhe forcimin e sigurisë brenda këtij institucioni,transmeton ATV.

“Gjatë operacionit janë kontrolluar të gjitha hapësirat e brendshme, përfshirë dhomat e të burgosurve, si dhe hapësirat e jashtme të institucionit, kuzhina, lavanderia, salla e sportit dhe ambientet tjera përcjellëse. Pas përfundimit të bastisjes, rezultoi se nuk u gjet asnjë send i kundërligjshëm, duke e bërë operacionin me rezultat negativ. thuhet në njoftim të SHKK-së”.

Për ish-drejtorin e burgjeve, Emrush Thaçi, fakti që nuk u gjet asgjë e kundërligjshme është një sukses dhe një tregues i qartë i punës së mirë të stafit,transmeton ATV.

“Mendoj qe kjo bastisje edhe pse e pamë qe ka rezultuar negative është në aspekt shume pozitiv për shkak se këto bastisje me përmasa te mëdha kur del edhe negative nënkupton se Shërbimi Korrektuesi Kosovës e bën punën e vet,tha Thaçi”.

Por, ish-drejtori i burgjeve thekson se beteja kundër kontrabandës është e vazhdueshme, pasi tentativat për të futur sende të ndaluara, si telefona apo drogë, nuk ndalen asnjëherë,transmeton ATV.

“Në të kaluarën ka pasur edhe raste të kapjes së oficerëve korrektues, të cilët kanë qenë në bashkëpunim, eventualisht, me persona që kanë futur kontrabandë brenda. Megjithatë, kontrabanduesit në këto raste janë familjarët ose personat që i vizitojnë të burgosurit, tentativë kanë të fusin telefona, drogë apo mjete të tjera. Njëkohësisht, mendoj se siguria në burgje është në nivel, gjithmonë duke pasur parasysh përmirësime, edhe pse gjithmonë ka vend për përmirësim,tha Thaçi”.

Në aksion morën pjesë edhe zyrtarë korrektues nga institucione të tjera, si dhe njësiti special K9./ATV

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA