spot_imgspot_img
spot_img

Balotazhi i 9 nëntorit, kandidatët e VV-së premtojnë zhvillim ekonomik dhe projekte infrastrukturore

Në ditën e pestë të fushatës për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar në Vushtrri, Sylejman Meholli, i shoqëruar nga lideri i LVV-së, Albin Kurti dhe partneri i koalicionit për balotazh, Xhafer Tahiri nga LDK premton funksionalizimin e Zonës Ekonomike në Lumadh, duke shfrytëzuar investimet e kryera nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë për punësim dhe zhvillim ekonomik.

Në Mitrovicë, Faton Peci, gjithashtu i shoqëruar nga Albin Kurti, vizitoi tri biznese familjare nga aty ai u premtoi mbështetje financiare dhe infrastrukturore.

Peci po ashtu premon ndërtimin e urave të reja për përmirësimin e qarkullimit në qytet.

Në Prishtinë, Hajrulla Çeku konfirmoi mbështetjen e Alternativës dhe apeloi për mobilizim maksimal për balotazhin e 9 nëntorit, duke theksuar rëndësinë e ndryshimit dhe zhvillimit të kryeqytetit.

Në Gjilan, kryetari aktual dhe kandidat Alban Hyseni diskutoi me gratë e Zhegrës mbi rëndësinë e përfshirjes së tyre në vendimmarrje dhe rol aktiv në zhvillimin shoqëror.

Në Viti, kandidati Arsim Ademi njoftoi për koalicionin me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, si një hap drejt një qeverisjeje më të përgjegjshme dhe transparente.

Ardian Gola kandidat për kryetar në Gjakovë, premton modernizimin e bujqësisë me sera, sisteme ujitjeje dhe mbrojtëse kundër breshërit, duke përdorur energji të pastër.

Në Prizren, Artan Abrashi, së bashku me partnerët e koalicionit fitues, vizitoi zonat Has, Anadrini, Kurillë, Rali dhe Dardani. Ai theksoi se mesazhi i qytetarëve është i qartë: Prizreni është gati për ndryshim dhe për një qeverisje që punon me përgjegjësi dhe sjell rezultate konkrete.

Taulant Kelmendi, kandidati i VV-se per kryetar në Pejë, fton mbështetësit e partive të tjera për të bashkëpunuar në ndërrimin e qeverisjes lokale.

Ndërsa në Obiliq, kandidati Halil Thaçi premton investime në nënkalime, rrethrrotullime dhe infrastrukturë që lidhet me fshatin Plemetin dhe qytetin, për lehtësimin e qarkullimit.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA