Kjo fundjavë pritet të sjellë xhiron e 17-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll,ku në program pritet të ketë ndeshje tejet interesante.
Vëmendja pritet të jetë të dielën në Suharekë,ku nënkampioni dhe lideri aktual Ballkani e pret Prishtinën në derbin e kësaj fundjave.
Suharekasit synojnë të vazhdojnë me fitore edhe pas xhiros së 17-të dhe njëkohësisht të mbetet lider në tabelë,kurse në anën tjetër kryeqytetasit nuk po kalojnë momente jo aq të mira ku në 3 ndeshjet e fundit kanë dy humbje e 1 barazim.
Ndeshje tjetër interesante pritet të zhvillohet poashtu të dielën në Gjilan,ku kampioni Drita e pret Gjilanin në derbin e Anamoravës.
Intelektualët synojnë ta harrojnë humbjen kundër AZ Alkmaar në Conference League dhe të mundohen të marrin 3 pikë nga kjo ndeshje,kurse në anën tjetër Gjilani me pikët e plota synon ngjitjen në tabelë.
Ndeshjet e tjera që do të zhvillohen të shtunën janë:Drenica-Ferizaj dhe Prishtina e Re-Dukagjini,kurse të dielën do të zhvillohet një takim tjetër në mes Llapit dhe Malishevës.
Kujtojmë që të gjitha ndeshjet pritet të nisin nga ora 13:00.






