1.2 C
Pristina
Sunday, December 14, 2025

Ballkani fiton derbin ndaj Prishtinës-Drita dhe Gjilani ndajnë pikët-Llapi barazon pa gola ndaj Malishevës

Ka përfunduar xhiroja e 17-të në Albi Mall Superligën e Kosovë në futboll,ku sjelli rezultate tejet interesante nga ndeshjet e zhvilluara të dielën.

Ballkani shënoi fitore në derbin e kësaj xhiroje kundër Prishtinës,duke e mundur skuadrën kryeqytetase me rezultat 3:1.

Të parët që shënuan ishin mysafirët përmes Gentrit Salihut në minutën e 13-të për 0:1,por Ballkani u rikthye në lojë përmes Bleart Tolajt që realizoi për 1:1.

Ballkani shënoi edhe dy herë të tjera,ku Gentrit Salihu shënoi autogol për 2:1 e më pas Valentin Serebe nga penalltia shënoi për 3:1.

Në pjesën e dytë më gola nuk pati,dhe kështu Ballkani mbetet lider me 32 pikë kurse Prishtina është e treta me 27 pikë.

Ndërkohë derbi tjetër ishte ajo ndërmjet Dritës dhe Gjilanit,ku të dyja skuadrat u ndanë baraz 1:1.

Arb Manaj kaloi Dritën në epërsi në minutën e 75-të,por katër minuta më vonë Armend Thaqi barazoi për 1:1 që ishte edhe rezultati përfundimtar.

Drita gjendet në pozitën e pestë me 25 pikë,kurse Gjilani një pozitë më poshtë me 23 pikë.

Llapi dhe Malisheva ndërkohë barazuan pa gola 0:0,në një ndeshje ku solli raste të shumta për gol por asnjëra nuk arriti të tund rrjetat e njërës apo skuadrës tjetër,teksa vlen të përmendet se Malisheva mbeti me një lojtar më pak në fushë nga minuta e 63-të.

Llapi mbetet në pozitën e 7-të me 21 pikë,kurse Malisheva është e katërta në tabelë me 26 pikë.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA