spot_imgspot_img
spot_img

Ballkani emëron trajner të ri: Mislav Karoglan merr drejtimin e skuadrës

Ballkani ka emëruar trajnerin e ri dhe drejtimin e skuadrës tashmë e ka marrë kroati Mislav Karoglan.

Trajneri 43-vjeçar vjen me një karrierë të pasur, pasi më herët ka drejtuar gjigantin kroat Hajduk Split në dy periudha të ndryshme, si dhe kampionin moldav, Sheriff Tiraspol.

Lajmin e bëri të ditur vetë klubi me anë të një postimi:

“Klubi zyrtarisht ka emëruar Mislav Karoglan, 43-vjeçar nga Kroacia, si trajnerin e ri të skuadrës – një moment historik për FC Ballkanin, pasi ai bëhet trajneri i parë i huaj që merr drejtimin e ekipit. Kontrata e tij është nënshkruar për dy vjet e gjysmë, dhe pritet që përvoja e tij ndërkombëtare të sjellë një frymë të re dhe profesionale në klub.
Karoglan vjen në Suharekë me një CV mbresëlënëse në futbollin evropian. Ai ka drejtuar klube të njohura si Hajduk Split në Kroaci në dy raste, së fundmi sezonin 2023–24 dhe Sheriff Tiraspol në Moldavi ssezonin e kaluar, me të cilën ka marrë pjesë edhe në garat ndërkombëtare. Përveç tyre, ai ka qenë në krye të disa skuadrave të tjera të elitës kroate, duke ndërtuar reputacion si trajner modern, strategjik dhe i orientuar drejt zhvillimit të lojtarëve.”

Me emërimin e tij, FC Ballkani synon që vizioni, qasja profesionale dhe eksperienca e Karoglanit të sjellin energji të re, përmirësim të lojës dhe rezultate pozitive, duke e çuar klubin drejt objektivave të mëdha si në futbollin vendor ashtu edhe në arenën ndërkombëtare.

Kujtojmë se në 14 xhirot e para të Superligës, ekipi nga Suhareka mban vendin e dytë në tabelë me 23 pikë, vetëm 3 pikë larg vendit të parë, që e mban Prishtina. /ATVLIVE.TV

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA