Babai i yllit të Barcelonës, Lamine Yamal, Mounir Nasraoui, është rikthyer në qendër të vëmendjes pas një paraqitjeje të fundit në rrjetet sociale.
Gjatë një Instagram Live, ku shihej duke gatuar, Nasraoui iu përgjigj me humor kritikëve që shpesh e vënë në dyshim stilin e tij të jetesës.
Ai deklaroi hapur se nuk ka ndërmend të punojë më, duke thënë me ironi:
“Faleminderit, bir, do të jetoj prej teje.”
Nasraoui më vonë shpjegoi se komentet e tij për Topin e Artë, ku theksoi se Yamal është “më i miri në botë”, ishin keqinterpretuar, duke shtuar se gjithçka kishte thënë ishte thjesht shprehje krenarie për të birin.
“Ka shumë njerëz që flasin. Pse nuk shkon në punë? Jeton me paratë e birit tënd… Po, zotërinj, faleminderit bir. Do të jem gjithmonë mirënjohës,” u shpreh ai duke sfiduar publikisht kritikët.
Kjo nuk është hera e parë që babai i Yamal bëhet pjesë e lajmeve. Në ceremoninë e Topit të Artë në Paris, ai tërhoqi vëmendje me britmat e tij të zjarrta në mbështetje të djalit, duke theksuar se “viti i ardhshëm do të jetë i yni”.
Në një tjetër transmetim, tifozët vunë re edhe një manekin të veshur me fanellën e Barcelonës në shtëpinë e tij, detaj që tregon lidhjen e fortë emocionale të familjes Nasraoui me Yamalin dhe klubin katalanas.