Aventura e Ferizajt në CEV Challenge Cup përfundon pas humbjes në ndeshjen e dytë ndaj Pafiakos Pafos, zhvilluar mbrëmë para publikut qipriot.
Përballë një skuadre të konsoliduar dhe me eksperiencë ndërkombëtare, ferizajasit u munduan të prodhojnë lojë më të balancuar, por qipriotët edhe një herë e diktuan ritmin e lojës.
Në dy setet e para, Pafiakos shfaqi efikasitet të lartë në sulm dhe organizim, duke shkëputur Ferizajn herët dhe duke i mbyllur setet identikisht 16–25.
Seti i tretë ishte më i luftuar nga ana e Ferizajt, që arriti të qëndrojë më afër në rezultat dhe të shtyjë lojën deri në pikët e fundit.
Megjithatë, me përvojë dhe stabilitet në momentet vendimtare, Pafiakos e mbylli duelin 22–25, duke vulosur edhe kualifikimin.
Me këtë rezultat, u mbyll pjesëmarrja e Ferizajt në këtë edicion të CEV Challenge Cup. /ATVLIVE.TV







