ATV shpall konkurs për pozitën e Agjentit të Marketingut, duke ofruar një mundësi të shkëlqyer për të gjithë ata që duan të jenë pjesë e një ekipi dinamik dhe inovativ.
Nëse keni aftësi të shkëlqyera komunikuese, përvojë në shitje dhe dëshirë për të zhvilluar karrierën tuaj në një mjedis sfidues dhe motivues, aplikoni tani!
Për të aplikuar, dërgoni dokumentet e nevojshme në adresën elektronike: [email protected], me subjektin “Aplikim për Agjent Marketingu”.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
Të hulumtojë tregun dhe të gjejë klientë të rinj
Të vizitojë klientët dhe të bëjë prezantimin e ofertave /shërbimeve të ATV
Të përgatisë raporte për aktivitetin e punës dhe t’ i raportojë shefit të marketingut
Shkathtësitë që kërkohen dhe kriteret që duhen plotësuar:
Të ketë mbaruar studimet universitare
Të jetë komunikativ dhe të ketë vetiniciativë
Të ketë përvoje pune në shitje
Të jetë fleksibil dhe i përgatitur për t’u përshtatur në çdo situatë
Të posedojë patentë shoferi
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
CV-në së bashku me foto
Dëshmi mbi përvojën e punës në fushën përkatëse;
Certifikatat e trajnimeve eventuale;
Aplikimi bëhet përmes e-mailit – [email protected]
Aplikacionet mund t’i dërgoni deri me datën 17 shkurt 2025.