16.8 C
Pristina
E diel, 8 Shtator, 2024

“Atje të gjithë punojnë, këtu sillen poshtë e lartë, nuk i kuptoj pse”, mërgimtari kritikon të rinjtë në Kosovë, thotë se askund nuk ndodh pasurimi i shpejtë

Emisioni veror i ATV-së, “n’mal An’det”, që nisi transmetimin javën e kalaur, vazhdon të sjellë për shikuesit argëtim, intervista dhe eksplorim kulturor.

Një prej rubrikave eksploruese në këtë emision është rubrika “Ku me shku n’mal”, në të cilën çdo ditë për shikuesit sjellin nga një reportazh nga fshatrat e ndryshëm të Kosovës.

Në emisionin e mbrëmshëm, ekipi i ATV-së bëri një vizitë në fshatin Kuqishtë të komunës së Pejës.

Mërgimtari Ali Dreshaj, sa herë vjen në Kosovë, pjesën më të madhe e kalon në fshatin Kuqishtë.

Ai, në një bisedë për ATV-në, tregon se vite më parë, kur mërgimtarët vinin në vendlindje, të gjithë i vizitonin, ndërsa tani sipas tij, kohët kanë ndryshuar.

“Përpara kur ke ardh, kanë ardh me të vizitu kojshia, njerëzit e afërt, e tash nuk i intereson kujt a erdhe a shkove”, tregon Aliu.

Ai thotë se në vendet perëndimore, të gjithë mërgimtarët punojnë, ndërsa këtu, sipas tij, njerëzit nuk punojnë sepse duan të pasurohen shpejtë.

“Atje shumica punojnë. Këtu, shumica kanë mbetë pa punë, sillen poshtë e lartë, po kënaqen me jetën, nuk e kuptoj pse. Kanë mundësi me punu, por duan para shumë në start, e ashtu nuk ka kërkund, gjithkund duhet me ia nisë prej zeros, ngadalë, ngadalë edhe me arritë atë ciklin ku është”, thotë Aliu.

Mërgimtari tregon se në fillim, kur kishte dalë jashtë vendit e kishte të vështirë për shkak se nuk e dinte gjuhën, por me kalimin e viteve, tani bënë një jetë normale atje.

“Atje nuk e kam pasë të lehtë kur kam shku sepse është dashtë me e ba një punë të thjeshtë, për shembull me pak para, gjuhën s’e kam ditë, por ngadalë, ngadalë, duke e mësu gjuhën, tu e kërku një punë më të mirë, tu e mësu një profesion, tani e kam një jetë normale”, tregon mërgimtari Ali Dreshaj.

Reportazhin e plotë të ATV-së në fshatin Kuqishtë, si dhe bisedën më mërgimtarin Ali Dreshaj, e gjeni në videon më poshtë:

Emisioni n’mal An’det, i cili vjen në një format më ndryshe, drejtohet nga yjet e ATV-së, Roberti, Emira dhe Jeta dhe jepet çdo ditë nga e hëna deri të premten prej orës 21:10.

Në videon e më poshtme e gjeni emisionin e plotë “n’mal A n’det” që u transmetua mbrëmë:

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_imgspot_img
spot_img

LAJME TË TJERA