Kalo te përmbajtja
Të fundit

Arrestohet 26-vjeçari në Elbasan, tentoi t’i vidhte varësen e floririt një vajze në kishë

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Arrestohet 26-vjeçari në Elbasan, tentoi t’i vidhte varësen e floririt një vajze në kishë

Tentoi t’i merrte me dhunë varësen e floririt, një 28-vjeçareje që po vizitonte kishën në lagjen “Kala” të qytetit, si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale nga shërbimet e Policisë, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 26-vjeçari.

26-vjeçari i arrestuar, i dënuar më parë për vjedhje dhe për krime kundër personit.

Reklamë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, pas marrjes së njoftimit se një shtetas kishte tentuar t’i merrte me dhunë varësen nga qafa, një shtetasje që po vizitonte kishën në lagjen “Kala” të qytetit, kanë organizuar operacionin policor të koduar “Monumenti”, për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan u bë identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– P. B., 26 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, mbetur në tentativë.

Ky shtetas ka ndjekur për disa minuta një 28-vjeçare që po vizitonte kishën në lagjen “Kala” të qytetit të Elbasanit dhe më pas ka tentuar t’i marrë me dhunë varësen e floririt që ajo mbante në qafë, për pasojë i ka shkaktuar dëmtime fizike.

Varësja e floririt u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

Reklamë

Kolegji AAB – ne fund pas kutise ‘mos e humb as nje lajm’
Arrestohet 26-vjeçari në Elbasan, tentoi t’i vidhte varësen e floririt një vajze në kishë | ATV