Kalo te përmbajtja
Të fundit

Arrestohen tre persona të kërkuar në Podujevë, dy prej tyre të dënuar me gjithsej gjashtë vjet burgim

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Arrestohen tre persona të kërkuar në Podujevë, dy prej tyre të dënuar me gjithsej gjashtë vjet burgim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre persona të kërkuar nga organet e drejtësisë në Podujevë, të cilët ishin dënuar për vepra të ndryshme penale.

Sipas njoftimit të Policisë, arrestimet janë realizuar nga njësitë e Stacionit Policor në Podujevë, në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë.

Reklamë

I arrestuari i parë, A. F., 38 vjeç, ishte në kërkim për veprat penale “Grabitje” dhe “Vjedhje grabitqare në tentativë”, për të cilat ishte dënuar me katër vjet burgim.

Ndërkohë, A. F., 42 vjeç, ishte i kërkuar për veprën penale “Grabitje”, për të cilën ishte dënuar me dy vjet burgim.

Policia ka arrestuar edhe L. J., 27 vjeç, i cili kërkohej për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave të nevojshme policore, të tre personat janë dërguar në vuajtje të dënimit, në përputhje me vendimet gjyqësore, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Reklamë

Kolegji AAB – ne fund pas kutise ‘mos e humb as nje lajm’