“Armët e konfiskuara në veri mund të përdoren nga organet e rendit”, juristët thonë se nuk ka nevojë të përfundojë procesi gjyqësor

Përgatiti: Driton Sadiku

Pothuajse tërë arsenalin e armëve që policia konfiskoi gjatë aksionit në Banjskë të Zvecanit, organet e rendit mund ta përdorin për nevoja të veta.

Sipas ish-kolonelit të FSK-së Arfim Veseli, një gjë e tillë mund të përsëritet, andaj gjithë ky armatim do i duhej shtetit tonë.

“Kodi i Procedurës Penale i konsideron si prova materiale të këtij grupi terrorist, mirëpo unë shpresoj që gjykata tona ta përfundojë ato dhe ato mjete t’u jepen në shfrytëzim organeve të sigurisë. Shumë do të dëshiroja që ato automjete t’u jepen Policisë sonë, gjegjësisht Njësisë Speciale, ndërsa municioni dhe pajisjet tjera ushtarake t’i jepen FSK-së. Uniformat që i kishin t’u japim djemve të Njësisë Speciale si dhuratë nga shteti serb dhe nëse kanë edhe të tjera le t’i sjellin ne i pranojmë të gjitha. I tërë armatimi është i ushtrisë dhe xhandarmërisë serbe dhe burimin e ka nga Rashka”, tha Veseli.

Madje sipas juristëve, për shfrytëzimin e armëve ushtarake, nuk nevojitet as përfundimi i procesit gjyqësor.

“Në bazë të asaj që kemi parë në vendin e ngjarjes janë gjendur dy kategori të mjeteve, të cilat janë përdorur qoftë për kryerjen e veprave penale apo të ngjashme dhe në këtë drejtim janë kategoria e parë, mjete luftarake armë dhe pajisje tjera e të cilat mund të shfrytëzohen nga ana e institucioneve. Këtë e përcakton dispozitat respektive të Kodit të Procedurës Penale, madje këto armë mund të konfiskohen edhe pa pas nevojë të pritet epilogu i procesit gjyqësor, përkatësisht fajësia apo pafajësia e të pandehurve”, tha Ardian Bajraktari, avokat.

Megjithatë, sipas Bajrakatarit, jo gjithçka që u konfiskua mund të përdorët menjëherë.

Për veturat e autoblindat duhet pritur përfundimin e procesit gjyqësor që më pas të mund të shfrytëzohen.

Edicionin Qendror të lajmeve në ATV e gjeni ën videon më poshtë:

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA