spot_imgspot_img
spot_img

Armand Duka: Zhvendosja e ndeshjes Serbi-Shqipëri është një vendim i drejtë

FIFA ka miratuar kërkesën e Federatës Serbe të Futbollit për të zhvendosur ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë nga Beogradi në Leskovc.

Liderët e futbollit serb, duke përfshirë edhe presidentin Aleksander Vuçiç, e shohin Leskovcin si një vend më të qetë dhe më të sigurt për ndeshjen, krahasuar me Beogradin, i cili së fundmi ka qenë vend i incidenteve, përfshirë ato gjatë ndeshjes me Anglinë.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, në një intervistë në “Opinion” në Klan, komentoi zhvendosjen.

“Ndeshjet e eliminatoreve të Botërorit vendosen nga FIFA, e cila përcakton edhe stadiumet. Federata Serbe kishte zgjedhur stadiumin e Crvena Zvezda në Beograd, por pas tensioneve dhe incidenteve të fundit, kërkuan nga ne dhe FIFA që të zhvendosim ndeshjen në Leskovc.”

Ne e pranuam këtë kërkesë. Stadiumi aty është i vogël, me rreth 8 mijë vende, por më i kontrolluar dhe më i përshtatshëm për organizimin. Nëse situata do të ishte ndryshe, do të insistonim që ndeshja të zhvillohej në Beograd.”

Sa i përket trajnerit Sylvinho nëse Kuqezinjtë nuk do të arrijnë të nxjerrin rezultat pozitiv në Serbi?

“Nëse ne do të kualifikohemi në Botëror, Sylvinho padyshim që do të jetë trajneri ynë në të ardhmen. Nëse nuk do të kualifikohemi në Botëror, kjo gjë diskutohet shumë”, u shpreh kreu i futbollit shqipta

Ndeshja Serbia-Shqipëri do të zhvillohet më 11 tetor në Leskovc, në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2026.

Shqipëria aktualisht renditet e dyta me tetë pikë pas pesë ndeshjeve të para dhe synon të qëndrojë në garë për një vend në play-off. Ndërsa Serbia, me një ndeshje më pak, ka grumbulluar shtatë pikë dhe kërkon të shfrytëzojë fushën e saj për të kaluar kuqezinjtë në renditje. /ATVLIVE.TV

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA